Kapitulli 10: Shoqëria e Informacionit dhe Media

Qëllimi i acquis që ka të bëjë me shoqërinë e informacionit dhe median është të sigurojë liberalizimin e shërbimeve dhe rrjeteve të komunikimit elektronik e të eliminojë pengesat për funksionimin efektiv të tregut të vetëm, të promovojë konkurrencën, të ruajë interesat e konsumatorit në këtë sektor dhe të krijojë shërbime moderne të disponueshme në mënyrë universale. Acquis gjithashtu synon të sigurojë lëvizjen e lirë të shërbimeve të mediave audio-vizive brenda BE-së, duke krijuar kështu një kuadër rregullator transparent, të parashikueshëm dhe efektiv për transmetimin publik dhe privat në përputhje me standardet evropiane. Acquis kërkon gjithashtu kapacitete për të marrë pjesë në programet e Bashkimit siç Media Plus dhe Trajnimi i Mediave .

Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë