Lëvizja e lirë e mallrave është një nga katër liritë themelore të Bashkimit Evropian. Parimi i lëvizjes së lirë të mallrave nënkupton që produktet duhet të qarkullojnë lirshëm nga një pjesë e Bashkimit në tjetrën.
Për të mundësuar lëvizjen e lirë të mallrave, acquis në këtë kapitull parashikon një kuadër rregullator të harmonizuar sipas “qasjes së vjetër” (duke parashikuar specifikimeve të detajuara për produktet) ose sipas “qasjes së re” (duke vendosur kërkesa të përgjithshme për produktet) në disa sektorë.
Legjislacioni i harmonizuar evropian mbi produktet, i cili duhet të transpozohet, përfaqëson pjesën më të madhe të acquis. Për më tepër, është thelbësore të ekzistojnë kapacitete të mjaftueshme administrative për të njoftuar kufizimet në tregti dhe për të zbatuar masat horizontale dhe procedurale në fusha të tilla si standardizimi, vlerësimi i konformitetit, akreditimi, metrologjia dhe mbikëqyrja e tregut.