Trajnim i Mbikqyrësve për qarqet Tiranë, Elbasan, Kukës dhe Durrës
Gjatë javës 7 Gusht deri më 11 Gusht 2023, INSTAT po zhvillon trajnimin për grupin e dytë të Mbikqyrësve për qarqet Tiranë, Elbasan, Kukës dhe Durrës.
Pjesëmarrës të këtij trajnimi janë jo vetëm mbikqyrësit, por edhe përfaqësuesit e INSTAT në KCNB-të e këtyre qarqeve.
Ky trajnim është vazhdim i një sërë trajnimesh që INSTAT po kryen në kuadër të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm sa i takon metodologjisë, logjistikës, GIS (Gjeoinformacioni) dhe IT (Teknologjia e informacionit).