Takim me Drejtorin e Përgjithshëm të të Republikës së Moldavisë

07 nën 2023
Tiranë, Instituti i Statistikave

Me datë 7 Nëntor, Znj. Elsa Dhuli, Drejtor i Përgjithshëm i INSTAT sëbashku me stafin drejtues priti në INSTAT në një takim bilateral,  Z. Oleg Cara Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Statistikave  të Moldavisë si dhe Znj. Michaela Coda, Konsulente kryesore e Sektorit të Koordinimit Statistikor, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Integrimit Evropian.

Ky takim, u realizua me kërkesë të Z. Cara, për të marrë eksperiencën e INSTAT në zhvillimin e Censit të Popullsisë dhe Banesave, duke qënë se Moldavia do e kryejë këtë aktivitet vitin e ardhshëm.

Në takim përvec informacionit të detajuar mbi Censin, u nda informacion mbi mënyrën e organizimit të punës së INSTAT dhe Sistemit Statistikor, kuadrin  ligjor, bashkëpunimet etj.