Takim i përfaqësuesve të INSTAT në Bashkitë Dimal dhe Selenicë
Në datat 7-8 Gusht 2023, u zhvilluan takime me Bashkinë Dimal, Zyrën Rajonale Statistikore Berat dhe Bashkinë Poliçan.
Pjesëmarrës në takimin ishin z.Shpëtim Vrapi, nënkryetar i Bashkisë Dimal, znj. E. Kara, përfaqësuesja e CENS nga INSTAT për Bashkinë Dimal, znj. E. Muhaj, përgjegjësja e CENS nga INSTAT për Qarkun Berat dhe anëtarë të tjerë të komisionit.
Në takim u prezantua puna aktuale që INSTAT po zhvillon në kuadër të Censit, rolit të KCNB referuar ligjit 140/2020 “Mbi Censin e Popullsisë dhe Banesave”, si dhe u diskutuan çështjet kryesore logjistike, si aplikimet mbështetje për anketues në Bashkinë Dimal, ambientet dhe mjetet e nevojshme për zhvillimin normal të punës dhe trajnimit të stafit kontrollor dhe anketues në këtë bashki, si edhe problematika të tjera të hasura gjatë procesit.
Një tjetër takim u zhvillua në Zyrën Rajonale Statistikore Berat, ku përfaqësuesit e INSTAT Qender, së bashku me përgjegjësen e ZRS Berat, znj. Irena Dervishi, specialistin e BNJ për CENS, z. Kastriot Kajo, përgjegjësen e Monitorimit të Kurrikulës dhe Zhvillimit Profesional, znj. Emanuela Garuli diskutuan temat kryesore si ecuria e intervistimit të kontrollorëve për CENS, plotësimi i numrit të aplikimeve për anketues, konfimimi i ambienteve të trajnimit dhe sigurimi i video-projektoreve për Bashkinë Berat dhe Dimal etj.
Gjithashtu, në datën 7 Gusht 2023 u organizua takimi i KCNB-së në Bashkinë Selenicë.
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Bashkisë së Selenicës, z. Nertil Bellaj, përfaqësuesja e INSTAT, znj. Albana Berbiu, dhe përfaqësues të Komisionit të Censit të kësaj bashkie. Referuar ligjit 140/2020 “Mbi Censin e Popullsië dhe Banesave”, takimi u fokusua në sigurimin e ambienteve të trajnimit dhe procesin e rekrutimit të punonjësive të terrenit për Bashkinë Selenicë.