Takim i përfaqësuesve të INSTAT me Kryetarin e Bashkisë Vlorë
Në kuadër të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, në Bashkinë Vlorë u mblodh KCNB-ja ku pjesëmarrës ishin kryetari i Bashkisë z. Ermal Dredha, prefekti i qarkut Vlorë z. Flamur Mamaj, përfaqësuesja e Zyrës Rajonale të qarkut, znj. Elca Bezhani dhe anëtarë të tjerë të komisionit.
Gjatë këtij takimi u diskutua ecuria e deritanishme e procesit të Censit dhe rreth kontributit që Bashkia e Vlorës do të japë në vazhdim për mbarëvajtjen e procesit.