Takim i KCNB-ve në Bashkitë Shkodër, Rrogozhinë dhe Mirditë
Në datën 9 Gusht 2023 u organizua në Bashkinë Shkodër takimi i Komisionit të Censit në Nivel Bashkie (KCNB) në kuadër të Censit të Popullsisë dhe Banesave.
Në takim pjesëmarrës ishin anëtarët e KCNB z. Rudin Beka, zv. Kryetar i Bashkisë, Znj. Mimoza Volumi, Përgjegjëse e Zyrës Rajonale Statistikore Shkodër, z. Pjerin Lazri, përfaqësues i njësisë administrative etj.
Në këtë takim u prezantua roli i Komisionit të Censit në Nivel Bashkie, referuar ligjit 140/2020, “Mbi Censin e Popullsisë dhe Banesave”, përgjegjësitë dhe detyrat e tyre, si edhe u diskutua rreth problematikave dhe nevojave të procesit të Cens 2023.
Në Bashkinë Rrogozhinë u zhvillua takimi i KCNB-së në datën 10 Gusht 2023.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin z. Luan Shima, përfaqësues i Policisë së Shtetit, z. Rezart Vogli, anëtar i KCNB-së për bashkinë Rrogozhinë, znj. Afërdita Halilaga, përfaqësuese e INSTAT për Bashkinë Kavajë, znj. Amanda Hasani, përfaqësuese e INSTAT në Bashkinë Rrogozhinë dhe anëtarë të tjerë të KCNB-së për këtë bashki.
Disa nga pikat e diskutimit në këtë takimin kishin të bënin me detyrat dhe përgjegjësitë e KCNB-së, referuar ligjit 140/2020, “Mbi Censin e Popullsisë dhe Banesave”, sigurimi i ambienteve për trajnimin e anketuesve, si dhe rekrutimet e anketuesve.
Një tjetër takim u zhvillua në datën 10 Gusht 2023 në Bashkinë Mirditë.
Takimi i zhvillua midis anëtarëve të KCNB-së për këtë Bashki, përkatësisht z. Albert Mëlyshi, Kryetar i Bashkisë Mirditë, znj. Vjollca Simoni, zv.Kryetare e Komisioni, z. Gjin Mandreja, përfaqësues i njësisë Administrative Rrëshen, znj. Adelina Nikolli, përfaqësuese e Gjendjes Civile etj. Gjithashtu në takim mori pjesë znj. Mimoza Dushkaj, në cilësinë e kryetares së Qarkut Lezhë si dhe Znj. Valentina Ndoji, përfaqësues e INSTAT në zyrën rajonale Mirditë.
Qëllimi kryesor i takimit ishte diskutimi lidhur me sigurimin e ambienteve të trajnimit për kontrollorët dhe anketuesit, si edhe procesi i rekrutimit për punonjësit e terrenit për Bashkinë Mirditë.