Takim i KCNB-ve në Bashkitë Maliq dhe Kuçovë

10 - 15 gush 2023
Maliq, Kuçovë

Në datën 10 Gusht 2023 u zhvillua takimi i KCBN-së për Bashkinë Maliq.

Pjesëmarrës në takim ishin kryetari dhe anëtarët e këtij Komisioni si z. Gëzim Topçiu, Kryetar i Bashkisë Maliq, znj. Ediola Zguri përgjegjese e Gjendjes Civile, z. Benard Shalca, përfaqësues i INSTAT etj.

Temat kryesore të diskutimit ishin rekrutimi i anketuesve dhe nevoja për një angazhim maksimal në plotësimin e numrit të tyre, sigurimi i ambienteve të punës dhe trajnimit të kontrollorëve dhe anketuesve.

Kryetari i Bashkisë Maliq , z. Gëzim Topçiu shprehu gatishmërinë e tij dhe mbështetjen e plotë që Censi i Popullsisë dhe Banesave të zhvillohet me sukses.

 

 

Në Bashkinë Kuçovë u zhvillua ditën e martë, 15 Gusht 2023 takimi i Komisionit të Censit në Nivel Bashkie.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin Kryetari i Bashkisë Kuçovë, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit, znj. Migerta Xhardo, përfaqësuese e INSTAT, në cilësinë e zv. Kryetare e Komisionit dhe anëtarët e tjerë të këtij komisioni.

Pikat kryesore të kësaj mbledhjeje ishin detyrat dhe përgjegjësitë e KCNB-së, referuar ligjit 140/2020, “Mbi Censin e Popullsisë dhe Banesave”, prezantimi dhe qëllimi i Censit dhe kërkesa për mbështetje për sigurimin e ambienteve të trajnimit për kontrollorët dhe anketuesit.