Takim i KCNB-ve në Bashkitë Lushnje dhe Divjakë
Në Bashkinë Lushnje u zhvillua në datën 9 Gusht 2023 i KCNB-së për këtë bashki.
Pjesëmarrës në takim ishin Kryetarja e Bashkisë, znj. Eriselda Sefa, përfaqësuesi i Zyrës Rajonale të INSTAT në Lushnje, z. Shpendi Pollozhani, z. Përparim Sota, përfaqësues i Policisë së Shtetit, znj.Mimoza Haxhiu, përgjegjëse e Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Lushnje, si edhe përfaqësuesi të tjerë nga njësitë administrative.
Temat kryesore të diskutuara në këtë takim ishin rekrutimi i anketuesve, sigurimi i ambienteve të punës dhe trajnimit, mbështetja dhe angazhimi i përfaqësuesve të të gjitha njësive administrative të territorit të Bashkisë Lushnje në mbarëvajtjen e procesit të Cens 2023 dhe problematika të tjera të hasura deri tani.
Në datën 7 Gusht 2023 u zhvillua takimi i KCNB-së në Bashkinë Divjakë.
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Bashkisë Divjakë, z. Josif Gorrea, nënkryetari i Bashkisë, z. Eris Stambolli, përfaqësuesja e INSTAT znj. Rajmonda Ozuni, z. Dorjan Spaho, Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit dhe përfaqësues të njesive administrative të kësaj bashkie.
Qëllimi kryesor i takimit ishte diskutimi lidhur me sigurimin e ambienteve të trajnimit për kontrollorët dhe anketuesit, dhe procesi i rekrutimit për punonjësit e terrenit anketues për Bashkinë Divjakë.