Takim i KCNB-ve në Bashkitë Fushë-Arrëz, Pukë dhe Kamëz

16 gush 2023
Fushë-Arrëz, Pukë, Kamëz

Në Bashkinë Fushë-Arrëz, Bashkinë Pukë dhe Bashkinë Kamëz u zhvilluan në datën 16 Gusht 2023 takimet e Komisioneve të Censit në Nivel Bashkie.

Pjesëmarrës në takimin e mbajtur në Fushë-Arrëz ishin z. Hil Curri, Kryetar i Bashkisë dhe njëkohësisht kryetar i KCNB-së, z. Maldi Dema, përfaqësues i INSTAT dhe përgjegjës i Qarkut Shkodër për Cens 2023, z. Saber Hasmujaj, përfaqësues i INSTAT për Bashkinë Fushë-Arrëz dhe zëvëndëskryetar i KCNB-së, si edhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni.

Në takimin e mbajtur në Bashkinë Pukë pjesëmarrës ishin përfaqësuesi i INSTAT dhe përgjegjësi i Qarkut Shkodër, z. Maldi Dema, Kryetari i Bashkisë Pukë, z. Rrok Dodaj, përfaqësuesja e Bashkisë Pukë, znj. Afërdita Zenuni dhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni.

Nga ana tjetër, në takimin e zhvilluar në Bashkinë Kamëz pjesëmarrës ishin z. Brikeno Hoxha, përfaqësues i INSTAT për këtë bashki dhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni.

Qëllimi i takimeve ishte prezantimi i rolit të KCNB-ve në këtë Cens bazuar në ligjin 140/2020 “Mbi Censin e Popullsisë dhe Banesave”, kërksesën për mbështetjen dhe angazhimin e të gjithë përfaqësuesve të njesive administrative të këtyre bashkieve në mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm, mbështetjen e tyre për sigurimin e ambienteve të trajnimit etj.

Pjesëmarrësit në këto takime u informuan se nga Censi do të gjenerohen të dhëna mbi arsimin, shëndetësinë, politikat e transportit publik, strehimin e personave të pastrehë, shërbimet sociale, emigrimin e të tjerë.

Në përmbyllje, përfaqësuesit e të gjitha bashkive dhe anëtarët e KCNB-ve ofruan mbështetjen e tyre në këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë.