Takim i KCNB-ve në Bashkinë Pogradec dhe Bashkinë Peqin

09 - 14 gush 2023
Pogradec, Peqin

Komisioni i Cens për Bashkinë Pogradec zhvilloi takimin e saj në datën 9 Gusht 2023.

 

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësuesja e INSTAT, znj. Laureta Bektasha, Sekretari i Bashkisë Pogradec, z. Dritan Babasuli, përfaqësuesi i Policisë së Shtetit, z. Klodian Kondi dhe anëtarët e tjerë të këtij komsioni.

 

Në këtë takim u prezantua rëndësia e Censit të Popullsisë dhe Banesave, si edhe detyrat dhe përgjegjësitë e komisionit bazuar në ligjin 140/2020, “Mbi Censin e Popullsisë dhe Banesave”.

Pikat kryesore të takimit ishin aplikimet për anketues në Bashkinë Pogradec, ambientet dhe mjetet e nevojshme për trajnimin e stafit kontrollor dhe anketues për Bashkinë Pogradec, si edhe zgjidhja e problematikave të hasura deri tani.

 

Në datën 14 Gusht 2023 u zhvillua në Peqin, takimi i Komisionit të Censit në Nivel Bashkisë për Bashkinë Peqin.

Pjesëmarrës ishin përfaqësuesja e INSTAT, znj. Anxhela Petriti, Kryetari i Bashkisë Peqin, z. Bukurosh Maçi, Zv. Kryetari i Bashkisë Peqin, z. Francesko Rrushi dhe anëtarët e tjerë të këtij komisioni.

 

Në takim u diskutua rëndësia e Censit të Popullsisë dhe Banesave, si edhe rreth situatës aktuale lidhur me ambientet e trajnimit, të punës dhe aplikimet për anketues në këtë bashki. Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë Peqin shprehu të gjithë mbështetjen e saj në këtë proces të rëndësishëm për të gjithë vendin.