Takim i Drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT në Dropull, Sarandë, Finiq dhe Himarë
Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, znj. Elsa Dhuli ka zhvilluar disa takime në datat 7, 8 dhe 9 gusht 2023 në Bashkitë Dropull, Sarandë, Finiq dhe Himarë.
Pjesëmarrës në këto takime ishin Kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Tole, Kryetari i Bashkisë Finiq, z. Romeo Çakuli, Kryetari i Bashkisë Sarandë, z. Oltion Çaçi, Kryetari i Bashkisë Himarë, z. Jorgo Goro, përfaqësuesit e INSTAT për këto bashki dhe përfaqësuesit e INSTAT për qarqet Gjirokastër dhe Vlorë.
Temat kryesore të diskutimeve në këto takime u fokusuan në kërkesën për bashkëpunim të ndërsjelltë për realizimin me sukses të Censit të Popullsisë dhe Banesave, nevojës për sigurimin e ambienteve të trajnimit, thirrja për plotësimin e numrit të anketuesve etj.
Znj. Dhuli informoi të gjithë kryetarët rreth rolit që kanë komisionet e Censit në çdo bashki, referuar ligjit 140/2020, “Mbi Censin e Popullsisë dhe Banesave”, procesin e zhvillimit të Cens 2023, metodologjinë e Censit etj.
Në përmbyllje të këtyre takimeve, të gjithë kryetarët ofruan mbështetjen e tyre logjistike në mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm për vendin tonë.