Takim i Drejtorit të Përgjithshëm INSTAT me botën akademike mbi Cens 2023

14 sht 2023
Instituti i Statistikave

Në kuadër të përgatitjeve dhe informimit për Censin të Popullsisë dhe Banesave 2023, INSTAT organizoi në datën 14 Shtator 2023 takimin me Grupin Akademik për Statistikat Zyrtare, i cili drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, me temë “Takim informues në Kuadër të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023”.

Takimi u zhvillua në ambientet e INSTAT dhe kishte në fokus informimin e përfaqësuesve të botës akademike mbi qëllimin dhe rëndësinë e Censit.

Pjesëmarrës në takim ishin Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, znj. Elsa Dhuli, anëtarët e Njësisë së Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, Znj. Helda Mitre, Znj. Elona Sevrani, Z. Maldi Dema dhe përfaqësues nga universitetet shtetërore dhe private të cilët janë anëtarë të botës akademike.

Znj. Dhuli theksoi në këtë takim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet INSTAT dhe botës akademike, duke i ftuar ata në takime të tjera në të ardhmen.