Pjesëmarrje e Drejtorit të Përgjithshëm INSTAT në forumin "Censi 2023, arritjet dhe sfidat"
Ditën e premte, 13 Tetor 2023, u organizua në Universitetin Europian të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, forumi me temë “Censi 2023, arritjet dhe sfidat”.
E ftuar në panelin e këtij forumi ishte Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, Znj. Elsa Dhuli, e cila prezantoi për pjesëmarrësit një informacion se çfarë e Censi i Popullsisë dhe Banesave, rëndësinë e tij dhe risitë që ka sjellë Instituti i Statistikave në realizimin e Cens 2023.
Znj. Dhuli zhvilloi gjithashtu një bashkëbisedim me studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti të cilët shprehën një interes të veçantë për këtë aktivitet madhor që INSTAT po realizon.