Nis trajnimi i kontrollorëve për Cens 2023 në Shqipëri
Pas një periudhe intensive trajnimi 4-javor mbi Metodologjinë, Logjistikën, Komunikimin, Gjeoinformacionin (GIS) dhe Teknologjinë e Informacionit (TI) në kuadër të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, punonjësit e INSTAT dhe mbikqyrësit janë shpërndarë në të gjithë Bashkitë e Shqipërisë për të trajnuar kontrollorët e terrenit.
Me dijet e marra në trajnim, ata do të trajnojnë anketuesit, të cilët do të trokasin në çdo derë për të grumbulluar informacionin e nevojshëm mbi Popullsinë dhe Banesat në vend!
Gjithashtu, kontrollorët po trajnohen si të drejtojnë punën në terren dhe si të monitorojnë cilësinë e punës së anketuesit. Falë këtyrë trajnimeve, çdo punonjës i rekrutuar për Censin e Popullsisë dhe Banesave do të ketë kapacitetin dhe informacionin e nevojshëm për të kryer me efikasitet dhe saktësi mbledhjen dhe monitorimin e të dhënave gjatë numërimit në terren.
Të dhënat e grumbulluara nga Cens 2023 do të ofrojnë informacion mbi karakteristikat demografike, sociale dhe ekonomike të individëve në Republikën e Shqipërisë.
Unë, ti, ne. Cens 2023!