Konferencë për media - Cens 2023
Instituti i Statistikave, njofton opinionin publik dhe median se aktiviteti i Censit të Popullsisë dhe Banesave i shtrirë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, prej datës 18 Shtator 2023 deri në përfundim të periudhës së parashikuar në terren, ka pasur ecuri pozitive.
Gjatë kësaj periudhe, rreth 5.240 anketues kanë trokitur në dyert e familjeve, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes sonë për t’u angazhuar në përgjigjet e pyetësorit të Cens.
Pavarësisht pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve në këtë aktivitet, rreth 3 përqind e zonave në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ende nuk janë numëruar, për këtë arsye në disa zona të disa bashkive të vendit, mbledhja e informacionit në kuadër të Censit do të vazhdojë deri në datën 15 Nëntor 2023.
Shkaqet e këtij vendimi lidhen me:
- Rikontaktimin më shumë se 3 herë në banesat pa kontakt, refuzimet apo distancat e largëta;
- Ndërtimet e reja dhe ato në zonat e prekura nga tërmeti, që janë identifikuar gjatë punës në terren nga anketuesit e INSTAT.
Ky proces vazhdimësie nënkupton mbulim të plotë të territorit nga ky aktivitet.
Për të shmangur penalitetet në rastet e refuzimeve apo informacioneve të rreme, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij procesi deri në përfundim.
Për pyetje apo informacione shtesë çdo person mund të kontaktojë numrin jeshil falas të INSTAT
(0800 22 44).
Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin e tyre dhe për kontributin që kanë dhënë për të pasur një panoramë gjithëpërfshirëse të vendit tonë!