Migrimi dhe integrimi i migrantëve

Migrimi ndërkombëtar është një komponent i rëndësishëm, i cili ka ndikim në numrin e popullsisë. INSTAT vlerëson numrin vjetor të emigrantëve dhe imigrantëve bazuar në modulin e integruar të migracionit në Anketën e Fuqisë Punëtore që nga viti 2015.

Statistikat për të huajt me leje qëndrimi dhe azilkërkues në Shqipëri përfshihen për herë të parë në Programin e Statistikave Zyrtare 2017-2021. Nëpërmjet memorandumeve me institucionet, këto të dhëna janë vënë në dispozicion që nga viti 2017, me një publikim të dedikuar. Të dhënat për të huajt jepen nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit, ndërsa të dhënat për azilkërkuesit dhe shtetësinë jepen nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Të huajt në Shqipëri, 2023

Kalendari

DataStatistikaPeriudha
04-07-2024 Azilkërkuesit në ShqipëriViti 2023
23-08-2024 Të huajt në Shqipëri Viti 2023
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Migracioni Neto

Lëvizjet e njerëzve që hyjnë dhe dalin nga vendi (migracioni ndërkombëtar), është komponenti më i vështirë për t’u matur, duke qenë se Shqipëria nuk ka ende një regjistër popullsie. Në këtë mënyrë ne përdorim të dhënat më të mira ’proxy’ për vlerësimin e migracionit, duke u bazuar kryesisht në të dhënat e mbledhura nga moduli i migracionit nëpërmjet anketës së forcave të punës kombinuar me koeficientët e projeksioneve të popullsisë 2011-2031.

Lëvizjet e brendshme

Lëvizjet e popullsisë brenda territorit të vendit, gjithashtu sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile e cila i mundëson këto të dhëna në bazë vjetore. Përfshihen të gjitha lëvizjet e popullsisë të cilat janë shoqëruar me ndryshim të vendbanimit (qarkut) pasqyruar me regjistrim në zyrën e gjendjes civile të vendbanimit të ri të personit. Lëvizjet e brendshme të personave të cilat nuk janë shoqëruar me regjistrim në zyrat e gjendes civile respektive sipas vendbanimit të ri, nuk mund të merren parasysh.

Popullsia banuese: bazohet në konceptin e vendbanimit të zakonshëm. Sipas këtij përkufizimi përfshihen në popullsinë banuese të një viti, të gjithë ata persona që banojnë ose kanë si qëllim të banojnë në vend për të paktën 12 muaj, pavarësisht shtetësisë së tyre.

Migracioni neto: Është teprica (ose deficiti) i imigrantëve ndaj emigrantëve në një popullsi në një periudhë kohe të dhënë (I-E).