Të huajt në Shqipëri, 2023
Në fund të vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.460 banorë, duke pësuar rritje me 18,2 %, krahasuar me vitin 2022. Numri i të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt me 63,8 %, kundrejt femrave me 36,2 %. Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023 ishte 12.430 aplikime, duke shënuar një rritje me 22,7 %, krahasuar me vitin 2022. Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023, respektivisht me 3.712, 3.375 dhe 1.693 banorë. Të huajt me origjinë nga Evropa rezultojnë 15.223 banorë në vitin 2023 dhe përbëjnë 70,9 % të të huajve gjithsej, kundrejt 73,3 % që përbënin në 2022.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al