Migracioni dhe integrimi i migrantëve
Migracioni ndërkombëtar është një komponent i rëndësishëm, i cili ka një impakt në ndryshimin e numrit të popullsisë. INSTAT vlerëson numrin vjetor të imigrantëve dhe emigrantëve bazuar në modulin e integruar të migracionit në Anketën e Forcave të Punës, që prej vitit 2015.
Statistikat mbi të huajt me leje qëndrimi si dhe azilkërkuesve në Shqipëri janë përfshirë për herë të parë në Programin e Statistikave Zyrtare 2017-2021. Nëpërmjet Marrëveshjeve të Bashkëpunimit me institucionet është bërë e mundur disponueshmëria e tyre që prej 2017, me një publikim të dedikuar. Të dhënat mbi të huajt sigurohen nga Departamenti për Kufirit dhe Migracionit, ndërsa të dhënat mbi azilkërkuesit dhe shtetësisë sigurohen nga Ministria e Punëve të Brendshme.