Të dhëna administrative të tregut të punës

Publikimi i të dhënave me seri tremujore dhe vjetore mbi treguesit administrative të tregut të punës synon në vlerësim sasior dhe dinamik të zhvillimeve të tregut të punës.

Raporti i Cilësisë

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Të dhënat administrative mbi Tregun e Punës përmbajnë të dhëna mbi punësimin dhe papunësinë e regjistruar.

Baza ligjore

  • Ligji Nr. 17, datë 5.04.2018 "Për statistikat zyrtare";
  • Programi Kombëtar i Statistikave Zyrtare 2017-2021

Variablat kryesore të të dhënave administrative mbi Tregun e Punës grupohen në këto kategori:

Variablat e të dhënave administrative mbi të punësuarit kontribues në sigurimet shoqërore

  • në sektorin privat
  • në sektorin shtetëror.

Variablat e të dhënave administrative mbi papunësinë  e regjistruar sipas

  • grupmoshës
  • gjinisë
  • nivelit arsimor

Burimet për përditësimin e variablave

Burime administrative

  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive

Variablat që përditësohen janë:

  • Të dhënat mbi të punësuarit kontribues në sigurimet shoqërore
  • Të dhënat mbi papunësinë e regjistruar

Përkufizime

Të punësuar kontribues në sigurimet shoqërore në sektorin shtetëror janë të gjithë të punësuarit në qeverinë qendrore, pushtetin vendor dhe ndërmarrjet publike buxhetore dhe jobuxhetore.

Të punësuar kontribues në sigurimet shoqërore në sektorin privat janë të gjithë personat në moshë pune që kanë një punë si të punësuar me pagë, ose janë të vetëpunësuar të deklaruar në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve.

Papunësia e regjistruar përbëhet nga të gjithë personat që regjistrohen në zyrat e punësimit në bazë të VKM Nr. 70, datë 11.02.1999 "Për evidentimin e punëkërkuesve të papunë".

Sipas këtij ligji, "punëkërkues", është çdo person i papunë, i disponueshëm për punësim, i cili paraqitet periodikisht në zyrën përkatëse të punësimit. Të tillë konsiderohen edhe personat të cilët janë në marrëdhënie pune ose të vetëpunësuar, por që kërkojnë një punë të re.

Punëkërkuesi është një person, i cili:

  1. a)     jeton në Shqipëri,
  2. b)    është mbi 16 vjeç,
  3. c)     paraqitet personalisht në Zyrën e Punësimit për të gjetur punë,
  4. d)    është i aftë për punë.