Anketa Tremujore e Forcave të Punës, T1 - 2021

Në tremujorin e parë 2021, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,0 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2020, numri i të punësuarve gjithsej u ul me 2,6 %, ndërkohë krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, ky tregues u ul me 0,5 %.
Në tremujorin e parë 2021, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,9 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,5 pikë përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e katërt 2020, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,1 pikë përqindje. Në tremujorin e parë 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 67,5 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 2,1 pikë përqindje më e ulët, ndërkohë krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues shënon ulje prej 1,2 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Anketa Tremujore e Forcave të Punës, T2 - 2021
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al