Anketa Tremujore e Forcave të Punës, T1 - 2020
Në tremujorin e parë 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,4 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2019, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 1,1 %, ndërkohë krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, ky tregues u ul me 1,3 %.
Në tremujorin e parë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,4 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,7 pikëpërqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e katërt 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,2 pike përqindje.
Në tremujorin e parë të vitit 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 69,6 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 0,6 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues shënon një ulje prej 0,1 pikë përqindje.

Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017