Anketa Tremujore e Forcave të Punës, T4 - 2019
Në tremujorin e katërt 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,6 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2018, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 3,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, ky tregues u rrit me 0,1 %.
Në tremujorin e katërt 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,2 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,1 pike përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e tretë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,2 pikë përqindje.
Në tremujorin e katërt të vitit 2019, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 69,7 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 1,0 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues shënon një ulje prej 0,1 pikë përqindje.

Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017