Rezultate të Anketës së Forcave të Punës, Tr 2 - 2016

Në tremujorin e dytë të vitit 2016, sipas Anketës së Forcave të Punës, popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) përbën 69,5 % të popullsisë gjithsej. Në popullsinë në moshë pune, individët që janë aktivë në tregun e punës (duke punuar apo në kërkim aktiv të një pune) përbëjnë 65,8 % të saj. Popullsia në moshë pune ekonomikisht jo aktive përbën 34,2 % të popullsisë 15-64 vjeç.

Në tremujorin e dytë 2016, shkalla e papunësisë (sipas definicionit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës) është 15,5 % duke shënuar një ulje prej 1,1 pikë përqindje nga tremujori i parë i këtij viti.

Publikimi i radhës
Rezultate të Anketës së Forcave të Punës T3 - 2016
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al