Tregu i Punës 2014

Karakteristika të përgjithshme të tregut të punës në Shqipëri, 2014

Gjatë vitit 2014 sipas vlerësimeve të marra nga Anketa e Forcave të Punës:

• 50,5 % e popullsisë 15-64 vjeç është e punësuar, 11 % është e papunë dhe 38,5 % është ekonomikisht jo aktive (jashtë forcave të punës).

• 58 % e meshkujve 15-64 vjeç janë të punësuar, 14,2 % janë të papunë dhe 27,8 % janë jashtë forcave të punës.

• 43,4 % e femrave 15-64 vjeç janë të punësuara, 7,9 % janë të papuna dhe 48,7 % janë jashtë forcave të punës.

• Shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-64 vjeç është 17,9 %. Për meshkujt shkalla e papunësisë është 4,2 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.

• Krahasuar me vitin pararendës punësimi është rritur me 1,3 %.

• Nga viti 2013 në vitin 2014 shkalla e papunësisë është rritur me 1,5 pikë përqindje.

Publikimi i radhës
Tregu i Punës 2015
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al