Rezultate të Anketës së Forcave të Punës, Tr 3 - 2015
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015, sipas Anketës së Forcave të Punës, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1.063.692 persona. Numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 226.281 persona.
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015 në Shqipëri:
- Për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e papunësisë është 17,5 %.
- Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 32,3 %.
- 64,7 % e popullsisë 15-64 vjeç është aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune.
- Shkalla e punësimit për popullsinë e moshës 15-64 vjeç është 53,3 %.
- Shkalla e punësimit për meshkujt është 16,4 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al