Rezultate të Anketës së Forcave të Punës, T3 - 2014
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014, sipas Anketës së Forcave të Punës, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1.043.058 persona.
Numri i personave të papunë të moshës 15-64 vjeç është 219.585 persona.
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014 në Shqipëri:
- Për popullsinë e moshës 15-64 vjeç shkalla e papunësisë është 17,4 %.
- Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë është 32,4 %.
- 63,4 % e popullsisë 15-64 vjeç është aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune.
- Shkalla e punësimit për popullsinë e moshës 15-64 vjeç është 52,3 %.
- Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013 shkalla e punësimit është rritur me 3,7 pikë përqindje, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 4,8 pikë përqindje, dhe shkalla e papunësisë është rritur lehtë me 0,2 pikë përqindje (grupmosha 15-64 vjeç).
- Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014, shkalla e punësimit është rritur me 1,8 pikë përqindje, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 2,1 pikë përqindje, dhe shkalla e papunësisë ka rënie të lehtë prej 0,2 pikë përqindje (grupmosha 15-64 vjeç)...

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al