Pagat

Publikimi i të dhënave për pagat përmbajnë të dhëna të detajuara për nivelin e pagave shpërndarjes dhe ndryshimit të tyre përgjatë një viti. Këto statistika ofrojnë një mundësi për të krahasuar pagat në industri të ndryshme dhe për grup-profesione të ndryshme. Rritja reale e pagave dhe hendeku gjinor i pagave janë gjithashtu të një rëndësie të veçantë për monitorimin e treguesve ekonomikë dhe që përdoren nga politikë-bërësit, punëdhënësit dhe sindikatat për të vlerësuar kushtet e kërkesës dhe të ofertës për punë.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Statistikat e Pagave, T4 - 2024

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Të dhënat administrative mbi pagat sipas burimeve administrative në Shqipëri i referohen pagës minimale zyrtare dhe pagës mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë.

Baza ligjore

Ligji Nr. 17/2018 për Statistikat Zyrtare

Programi Kombëtar i Statistikave Zyrtare 2022-2026.

Memorandimi i Bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

Variablat kryesore të të dhënave administrative mbi pagat grupohen në këto kategori:

Variablat e identifikimit

NIPT, Forma ligjore, Pronësia, Emri, Adresa, Komunikimi (Tel, Faks etj.)

Variablat shtresor

Aktiviteti ekonomik kryesor, Madhësia sipas të punësuarve,

Variablat ekonomik individual

Paga bruto gjithsej. Kontribute punëdhenesi dhe punëmarresi , ditë pune dhe dite pushim etj

Burimet për përditësimin e variablave

Burime administrative

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Zyrat Statistikore Rajonale

Variablat që përditësohen janë:

Të dhënat mbi pagat e deklaruara në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve

Të dhënat mbi kontributet e deklaruara në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve

Rishikimi

Në vitin 2017, në zbatim të Kodit të Praktikës të Statistikave Europiane dhe pasqyrimit të angazhimit nëpërmjet Ligjit të Statistikave Zyrtare për të prodhuar statistika cilësore, INSTAT zbatoi politikën e ndryshimit të metodologjisë mbi llogaritjen e pagave duke revizionuar edhe serine para-ardhëse 2014-2016.

Politika e Ndryshimit të Metodologjisë është një komponent i Politikës së Rishikimit të të Dhënave Statistikore dhe ndjek vizionin e sistemit të integruar statistikor europian, i cili kërkon koordinimin dhe sinkronizimin e publikimit dhe rishikimit të statistikave, transparencë maksimale për përdoruesit, nëpërmjet një komunikimi të qartë të politikave dhe praktikave të rishikimit.

Për më shumë informacion ju lutemi të konsultonifaqen zyrtare të INSTAT:

http://instat.gov.al/media/2827/politika_e_ndryshimeve_t__metodologjis_.pdf, http://instat.gov.al/media/2829/politika_e_revizionimit.pdf .

Ndryshimi i metodologjisë dhe rillogaritja e të dhënave mbi pagat u bë në bashkëpunim me ekspertët e Institutit të Statistikave të Suedisë.

Në serinë e skedarëve të listëpagesës 2014-2016 sipas rekomandimeve të ekspertëve u bënë ndryshimet e mëposhtme:

1)         Përditësimi i statusit të punësimit. Në kategorinë e te punësuarve me pagë u përfshinë kategori të cilat nuk ishin përfshirë më parë në llogaritjen e pagës për të punësuarit me pagë. Këto kategori janë si më poshtë

  1. a) I punësuar si punëtor shtëpie nga kryefamiljari i regjistruar në organin tatimor, deklarimi për këtë person nga kryefamiljari;
  2. b) I vetëpunësuar edhe i punësuar në subjekt tjetër (person juridik ose person fizik) tek i cili paguan kontribute mbi pagë më të vogël se paga maksimale mbi të cilën llogariten kontributet shoqërore. a) Deklarimi nga subjekti punëdhënës
  3. c) I vetëpunësuar edhe i punësuar në subjekt tjetër (person juridik ose person fizik) tek i cili paguan kontribute mbi pagë më të vogël se paga maksimale mbi të cilën llogariten kontributet shoqërore. b) Deklarimi nga subjekti person fizik për këtë person.

2)         Të gjithë të punësuarit me pagë (të huaj dhe shqiptar)

3)         Të gjithë të punësuarit me pagë që kanë punuar 20 ditë e më shumë.

Përkufizime

Paga mesatare mujore - Në llogaritjen e pagës mesatare mujore bruto përfshihen vetëm numri i të

punësuarve kontribues me pagë të cilët punojnë 18 apo më shumë ditë gjatë muajit referencë. Këta kontibues

i përkasin të gjithë aktiviteteve ekonomike përfshi dhe aktivitetin e Bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit që

deklarohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Paga mesatare mujore bruto përbëhet nga:

  • Paga bazë për punën e kryer
  • Shtesa mbi pagë për funksione drejtuese
  • Shtesa mbi pagë për vjetërsi në punë
  • Shtesa mbi pagë për vështirësi në punë
  • Shtesa të tjera të rregullta (tituj, grada etj.)
  • Shpërblime

Në pagën mesatare mujore bruto nuk zbriten kontributet personale dhe tatimi mbi të ardhurat.

Ndryshimi i pagës reale- shpreh raportin e ndryshimit mesatar të pagave dhe çmimeve gjatë periudhës që shqyrtohet.

Paga minimale mujore- është paga më e ulët e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.