Tregtia e Jashtme, Shtator 2024

Në Shtator 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u ulur me -8,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 36,6 %, në krahasim me Gusht 2024. Importet e mallrave arritën vlerën 71 mld lekë, duke u ulur me -3,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 3,0 %, në krahasim me Gusht 2024. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 40 mld lekë, duke u rritur me 1,5 %, krahasuar me Shtator 2023 dhe duke u ulur me -13,2 %, në krahasim me Gusht 2024.

Publikimi i radhës
Tregtia e Jashtme, Tetor 2024
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al