Tregtia e Jashtme, Mars 2022

Në Mars 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 48 mld lekë, duke u rritur me 50,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 28,0 %, në krahasim me Shkurt 2022. Importet e mallrave arritën vlerën 84 mld lekë, duke u rritur me 29,7 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 21,7 %, në krahasim me Shkurt 2022. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 36 mld lekë, duke u rritur me 9,7 %, krahasuar me Mars 2021 dhe me 14,4 %, në krahasim me Shkurt 2022.

Publikimi i radhës
Tregtia e Jashtme, Prill 2022
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al