Tregtia e Jashtme, Maj 2022

Në Maj 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 45 mld lekë, duke u rritur me 36,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 6,9 %, në krahasim me Prill 2022. Importet e mallrave arritën vlerën 80 mld lekë, duke u rritur me 28,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 2,3 %, në krahasim me Prill 2022. Deficiti tregtar i këtij muaji është 35 mld lekë, duke u rritur me 19,4 %, krahasuar me Maj 2021 dhe ulur me 3,0 %, në krahasim me Prill 2022.

Publikimi i radhës
Tregtia e Jashtme, Qershor 2022
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al