Tregtia e Jashtme, Mars 2021

Në Mars 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 32 mld lekë, duke u rritur me 78,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 28,0 %, në krahasim me Shkurt 2021. Eksportet në muajin Mars 2021 u rritën me 30,9 %, krahasuar me mesataren mujore të muajve mars për periudhën 2018-2020.

Importet e mallrave arritën vlerën 64 mld lekë, duke u rritur me 45,3 %, në krahasim menjë vit më parë dhe me 23,4 %, në krahasim me Shkurt 2021. Importet në muajin Mars 2021 u rritën me24,3 %, krahasuar me mesataren mujore të muajve mars për periudhën 2018-2020.

Defiçiti tregtar i këtij muajiështë 33 mld lekë, duke u rritur me 23,4 %, krahasuar me Mars 2020 dhe me 19,3 %, në krahasim me Shkurt 2021. Defiçiti tregtar në muajin Mars 2021 u rrit me 18,5 %, krahasuar me mesataren mujore të muajve mars për periudhën 2018-2020.

Publikimi i radhës
Tregtia e Jashtme, Prill 2021
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al