Tregtia e jashtme, 2014-2018

Gjatë periudhës 5-vjeçare (2014-2018) vihet re një tendencë rritje e eksporteve dhe importeve. Në vitin 2018, eksportet e mallrave janë 310 miliardë lekë, duke u rritur 13,7 %, krahasuar me vitin 2017, ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 641 miliard lekë, duke u rritur 2,4 %, krahasuar me vitin 2017. Pesha e eksporteve në vendet e BE-së është 76 % të totalit të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 237 miliard lekë. Eksportet në vendet e BE-së u rritën me 12,5 %, krahasuar me vitin 2017, ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE-së është 61 % të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 391 miliard lekë. Importet nga këto vende u rritën me 1,3 %, krahasuar me vitin 2017.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al