Tregtia e jashtme, Korrik 2018

Në Korrik 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 mld lekë, duke u rritur me 7,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,2 %, në krahasim me Qershor 2018. Importet e mallrave arritën vlerën 58 mld lekë, duke u rritur me 5,4 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 6,8 %, në krahasim me Qershor 2018. Deficiti tregtar i këtij muaji është 31 mld lekë, duke u rritur me 3,3 %, krahasuar me Korrik 2017 dhe me 13,7 %, në krahasim me Qershor 2018.

Publikimi i radhës
Tregtia e jashtme e mallrave, Gusht 2018
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al