Tregtia e Jashtme, Janar 2018

Në Janar 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u rritur me 23,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe  6,4 %, në krahasim me Dhjetor 2017. Importet e mallrave në Janar 2018 arritën vlerën 45 mld lekë, duke u rritur me 27,0 %, në krahasim me një vit më parë dhe u duke u ulur me 26,5 %, në krahasim me Dhjetor 2017. Deficiti tregtar i këtij muaji është 21,3 mld lekë, duke u rritur me 31,1 %, krahasuar me Janar 2017 dhe duke u ulur me 45,1 %, në krahasim me Dhjetor 2017.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al