Tregtia e Jashtme, Janar 2015
Në muajin Janar 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 18 mld lekë, duke u ulur me 0,6 % në krahasim me Janar 2014 dhe 8,0 % në krahasim me Dhjetor 2014.
Rritje më të madhe vjetore, sipas peshës që zë çdo grup në eksportet gjithsej, kanë patur eksportet e grupeve: "Tekstile dhe këpucë" me 14,2 %, "Materiale ndërtimi dhe metale" me 38,9 % dhe "Ushqime, pije, duhan" me 7,6 %. Rënie vjetore, sipas peshës që zë çdo grup në eksportet gjithsej, kanë patur eksportet e grupeve: "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me 40,7 %, "Prodhime druri dhe letre" me 11,9 % dhe "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" me 7,1%.
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al