Tregtia e Jashtme, Tetor 2014

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke shënuar një rritje me 20,4 % krahasuar me Tetor 2013.

Në muajin Tetor 2014 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 0,3 % në krahasim me Tetor 2013 dhe duke u rritur me 4,2 % në krahasim me Shtator 2014. Rënie më të madhe vjetore patën eksportet e grupit: "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me 27,9 %. Rritje më të madhe vjetore kanë patur eksportet e grupeve: "Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi" me 33,7 %, "Tekstile dhe këpucë" me 25,3 % dhe "Lëkurët dhe artikujt prej tyre" me 23,7 %.

Në muajin Tetor 2014 importet e mallrave arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 10,5 % në krahasim me Tetor 2013 dhe 8,9 % në krahasim me Shtator 2014. Rritje më të madhe vjetore kanë patur importet e grupeve: "Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi" me 41,1 %, "Produkte kimike dhe plastike" me 15,4 % dhe "Lëkurë dhe artikuj prej tyre" me 14,9 %. Rënie më të madhe vjetore paten importet e grupit "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me 19,4 %.

Publikimi i radhës
Tregtia e Jashtme, Nëntor 2014
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al