Tregtia e Jashtme, Mars 2014

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 21 mld lekë

Në muajin Mars 2014 eksporti i mallrave arriti vlerën 21 mld lekë, duke u rritur me 10,3% në krahasim me muajin Mars 2013 dhe 4,9% në krahasim me muajin Shkurt 2014.

Rritje më të madhe vjetore ka patur në eksportet e grupeve: "Prodhime druri dhe letre" me 74,5%, "Produkte kimike dhe plastike" me 48,9% dhe "Tekstile dhe këpucë" me 41,3%. Ulje më të madhe vjetore pati eksporti i grupit "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" me 15%.

Në muajin Mars 2014 importi i mallrave arriti vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 10,7% në krahasim me muajin Mars 2013 dhe 8% në krahasim me muajin Shkurt 2014. Rritje më të madhe vjetore ka patur në importet e grupeve: "Tekstile dhe këpucë" me 26,2%, "Prodhime druri dhe letre" me 21% dhe "Materiale ndërtimi dhe metale" me 18,2%. Ulje më të madhe vjetore pati importi i grupit: "Produkte kimike dhe plastike" me 2,7%.

Publikimi i radhës
Tregtia e Jashtme, Prill 2014
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al