Tregtia e Jashtme, Maj 2014

Defiçiti tregtar imuajit Maj 2014 pati një rritje me 4,5 % krahasuar me Maj 2013.

Në muajin Maj 2014 eksporti i mallrave arriti vlerën 25 mld lekë, duke u rritur me 8,7 % në krahasim me Maj 2013 dhe 11 % në krahasim me Prill 2014.

Rritje më të madhe vjetore ka patur në eksportet e grupeve: "Materiale ndërtimi dhe metale" me 58,7 %, "Tekstile dhe këpucë" me 24 % dhe "Produkte kimike dhe plastike" me 19,6 %. Ulje më të madhe vjetore pati eksporti i grupit "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me 12,6 %.

Në muajin Maj 2014 importi i mallrave arriti vlerën  48 mld lekë, duke u rritur me 6,7 % në krahasim me Maj 2013 dhe 8,7 % në krahasim me Prill 2014.

Publikimi i radhës
Tregtia e Jashtme, Qershor 2014
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al