Tregtia e Jashtme, Gusht 2014
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 26 mld lekë, duke shënuar një rritje me 7,1 % krahasuar me Gusht 2013 dhe 7.2 % në krahasim me Korrik 2014.
Në muajin Gusht 2014 eksporti i mallrave arriti vlerën 19 mld lekë, duke u rritur me 2,3 % në krahasim me Gusht 2013 dhe duke u ulur me 18,9 % në krahasim me Korrik 2014. Rritje më të madhe vjetore ka patur në eksportet e grupeve: "Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi" me 34,0 %, "Tekstile dhe këpucë" me 23,6 % dhe "Materiale ndërtimi dhe metale" me 20,6 %. Rënie më të madhe vjetore pati eksporti i grupit "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me 15,5 %.
Në muajin Gusht 2014 importi i mallrave arriti vlerën 45 mld lekë, duke u rritur me 5,1 % në krahasim me Gusht 2013 dhe duke u ulur me 5,5 % në krahasim me Korrik 2014. Rritje më të madhe vjetore ka patur në importet e grupeve: "Lëkurë dhe artikuj prej tyre" me 29,9 %, "Tekstile dhe këpucë" me 12,8 % dhe "Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike" me 12,5 %. Rënie më të madhe vjetore pati importi i grupit "Prodhime druri dhe letre"me 13,5 %.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017