Një klasifikim i ri urban-rural i popullsisë shqiptare

Të dhënat statistikore për zonat urbane dhe rurale janë me rëndësi të konsiderueshme për qeverinë qendrore dhe për autoritetet vendore, ndërkohë që ato bëjnë planifikimin dhe menaxhimin e shërbimeve për komunitetet lokale. Për shembull, shpërndarja e fondeve për shërbimet shëndetësore , kujdesin social, strehimin, rrugët, ujësjellësin, kanalizimet, mirëmbajtja e shkollave, kanë të gjitha aspekte të ndryshme në zonat urbane dhe rurale. Punësimi ka gjithashtu karakteristika të ndryshme për popullsinë urbane dhe rurale. Në Shqipëri, si në shumicën e vendeve të tjera, është e vështirë për të dalluar popullsinë urbane nga ajo rurale. Edhe pse jo gjithmonë paraqitet saktësisht se çfarë është me siguri urbane apo rurale, në Shqipëri, përkufizimi administrativ i bazuar në ligj është përdorur edhe për qëllime statistikore

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al