Inovacioni në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, 2016-2018

INSTAT me vendet e tjera të rajonit kryen vrojtimin mbi “Inovacioni në ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme”. Sipas Nomenklaturës së Aktiviteteve Ekonomike (NVE), vrojtimi mbulon aktivitetet e Prodhimit të produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë, Telekomunikacionit, Shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe Aktivitetet e shërbimit të informacionit (për më shumë info shih fq.4, Metodologjia).
Sipas të dhënave të mbledhura, gjatë periudhës trevjeçare, 2016-2018, 46,9 % e ndërmarrjeve rezultuan inovative. Ndërmarrjet që ofrojnë Shërbime të teknologjisë së informacionit (NVE 62), ku përfshihen Aktivitete të programimit informatik, Aktivitete të këshillimeve informatike, Aktivitete të menaxhimit të instalimeve informatike, Shërbime të tjera të teknologjisë së informacionit, janë inovatorët më aktivë me 53,2 %.

Publikimi i radhës
Inovacioni në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, 2017-2019
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al