Kërkimi dhe zhvillimi
Publikimi i radhës
Statistika mbi Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin, 2023-2024

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Vrojtimi statistikor mbi aktivitetin e kërkimit shkencor dhe zhvillimit, zhvillohet çdo dy vite dhe periudha e vëzhgimit të mbuluar  është periudha dy-vjeçare (2021-2022). Të dhënat janë mbledhur me pyetësorë, me metodë të kombinuar. Sektorët e përfshirë në këtë vrojtim janë:

Sektori shtetëror, Institucionet e arsimit të lartë (IAL), Ndërmarrjet private dhe OJF, të mbledhur me vrojtim statistikor, me kampion, njësitë të cilat plotësojnë kriterin me 10 ose më shumë të punësuar.

Vrojtimi statistikor mbi aktivitetin e kërkimit shkencor dhe zhvillimit kryhet në të gjitha vendet evropiane dhe bazohet në përkufizime të harmonizuara ndërkombëtarisht, i cili lejon krahasime midis vendeve të ndryshme të rajonit, BE-së 27 si dhe vendeve EFTA. Të dhënat nga Vrojtimi statistikor mbi aktivitetin e kërkimit shkencor dhe zhvillimit në Shqipëri mblidhen dhe prodhohen sipas udhëzimeve të përcaktuara në Manualin e Fracatit si dhe në Rregulloren Europiane të Statistikave të biznesit.

Botimi i fundit mbi manualin Fraskatit është:

Manuali i Fraskatit, 2015

Njësia statistikore

Sektorët e përfshirë në këtë vrojtim janë:

  • Sektori shtetëror
  • Institucionet e arsimit të lartë (IAL)
  • Ndërmarrjet private dhe OJF (me 10 ose më shumë të punësuar)

Legjislacioni

Baza ligjore në nivel kombëtar për prodhimin e indikatorëve për statistikat e Inovacionit në Ndërmarrje është:

  • Ligji Nr. 17/2018 "Për Statistikat Zyrtare"
  • Programi i Statistikave Zyrtare 2022-2026.

 Baza ligjore aktuale në nivel Evropian është:

  • Rregullorja (BE) 2019/2152 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 27 nëntor 2019 për statistikat evropiane të biznesit
  • Manuali I fraskatit, 2015.

Përkufizime:

“Kërkimi dhe Zhvillimi (K&Zh)” përbëhet nga një punë kreative dhe sistematike e ndërmarrë me qëllim të rritjes së stokut të njohurive - duke përfshirë njohuritë për njerëzimin, kulturën dhe shoqërinë - dhe për të krijuar aplikacione të reja nga njohuritë e fituara.

Kërkimi shkencor përfshin punën kreative dhe hulumtimin origjinal të ndërmarrë mbi baza sistematike për të fituar njohuri të reja, duke përfshirë njohuritë për njerëzimin, kulturën dhe shoqërinë.

Zhvillimi eksperimental është zbatimi i gjetjeve të hulumtimit ose njohurive të tyre shkencore për krijimin e produkteve, aplika cioneve, proceseve të reja ose të përmirësuara ndjeshëm.

Kriteri bazë për dallimin e aktivitetit të K&Zh nga aktivitetet e lidhura me të është pranimi në këtë aktivitet të një elementi të dukshëm risie dhe zgjidhja e pasigurisë shkencore dhe/ose teknologjike (pasiguria që rrjedh kur zgjidhja e një problemi nuk është e qartë për dikë që njeh bazën e njohurive dhe teknikave të përdorura në fushën përkatëse).

Që një aktivitet të jetë një aktivitet K&ZH, ai duhet të plotësojë pesë kritere thelbësore.

  • i ri
  • krijues
  • i papërcaktuar
  • sistematik
  • i transferueshëm dhe/ose i riprodhueshëm

Fushëveprimi i vrojtimit:

Kërkimi shkencor dhe zhvillimi pranë sektorit privat përfshin:

Çdo aktivitet i klasifikuar si K&Zh karakterizohet nga origjinaliteti; duhet të ketë investigimin si një objektiv parësor dhe duhet të ketë potencialin për të prodhuar rezultate që janë mjaft të përgjithshme dhe të rriti njohuritë (qofshin teorike dhe / ose praktike) mbi njerëzimin.

Kërkimi bazë:

Quhet puna eksperimentale ose teorike e ndërmarrë kryesisht për të fituar njohuri të reja mbi bazat themelore të dukurive dhe fakteve të vrojtueshme, pa pasur parasysh ndonjë zbatim apo përdorim të caktuar.

Kërkim i zbatuar:

Quhet kërkimi origjinal i ndërmarrë për të fituar gjithashtu njohuri të reja. Por, ai është i drejtuar kryesisht në arritjen e qëllimeve ose objektivave praktike të caktuara.

Zhvillim eksperimental:

Quhet puna sistematike e ndërmarrë mbi bazën e njohurive ekzistuese të fituara nga kërkimi dhe/ose eksperienca praktike, që është e drejtuar në prodhimin e materialeve, produkteve ose pajisjeve të reja, në futjen e proceseve, shërbimeve të reja, ose në përmirësimin rrënjësor të atyre të prodhuara ose të futura mëparë.

Kërkues  shkencor: është  personeli  profesionist  i  angazhuar  në  konceptimin  ose krijimin e njohurive të reja, produkteve, proceseve, metodave, sistemeve dhe gjithashtu në manaxhimin e projekteve në fjalë. Personat me arsim pas-universitar (Doktorantë) të përfshirë në K&Zh duhet të konsiderohen kërkues shkencor.

Personel teknik:  janë personat të cilët kanë njohuri kryesore teknike dhe eksperiencë në një apo më shumë fusha si: shkencat inxhinjerike, fizike apo shkencat shoqërore dhe humane. Ata marrin pjesë në K&Zh duke kryer vrojtime shkencore dhe detyra teknike që përfshijnë zbatimin e koncepteve  dhe  metodave  operative,  zakonisht  nën  mbikqyrjen  e  hulumtuesit  (kërkuesit shkencor); p.sh. personeli që përgatit programet kompjuterike, teston të dhënat, i analizon ato, etj.

Personel profesionist: janë si rregull, persona me arsim të lartë të punësuar në pozicione profesionale (bibliotekarë, specialistë të TI-së, ekspertë të informacionit, etj.), Të cilët marrin pjesë në kërkime shkencore dhe punë kërkimore dhe zhvillimore, por nuk janë bartës të projekteve kërkimore dhe zhvillimore.

Personel mbështetës: përfshin personelin e kualifikuar dhe të pakualifikuar pjesëmarrës në K&Zh ose të lidhur drejtpërdrejt me të; p.sh. personeli administrativ si: sekretarja, operatorët etj.