Aktiviteti i inovacionit në ndërmarrje, 2017-2019

INSTAT ka kryer për periudhën referuese 2017-2019 vrojtimin mbi aktivitetin e Inovacionit pranë ndërmarrjeve me 10 ose më shumë të punësuar. Ndërmarrjet inovative
quhen ato ndërmarrje që gjatë periudhës referuese prezantuan një inovacion produkti/procesi biznesi, ose kishin inovacione të braktisura apo të papërfunduara.
Gjatë periudhës 2017 - 2019, 38,3 % e ndërmarrjeve të vrojtuara kryen një aktivitet Inovacioni. Aktiviteti i Inovacionit rezulton më i lartë në ndërmarrjet që operojnë në sektorin e shërbimeve (seksionet G, H, J, K, M të NVE Rev. 2) me 42,2 %, krahasuar me ndërmarrjet në sektorin e Industrisë (B, C, D, E të NVE Rev. 2) me 34 % (Fig.1). Grupi i ndërmarrjeve të mëdha me mbi 250 të punësuar rezultuan më aktive në inovacion me 67,9 %.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al