Përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në ndërmarrje, 2021

Ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune gjatë vitit 2021, përfaqësojnë 98,5 % të ndërmarrjeve ekonomike, nga 98,3 % që ishte në vitin 2020.

Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 27,8 % të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 27,2 % që ishte në 2020.

Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 75,2 %, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 62,7 %.

Publikimi i radhës
Përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në ndërmarrje, 2022
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al