Bilanci i Energjisë Elektrike, Tremujori III - 2021

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 12,0 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 7,2 % duke arritur vlerën 1.371 GWh nga 1.280 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2020. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 76,3 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 22,7 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 1,0 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike

Publikimi i radhës
Bilanci i Energjisë Elektrike, Tremujori IV - 2021
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al