Bilanci i Energjisë Elektrike, 2019
Gjatë vitit 2019, energjia elektrike në dispozicion u ul me 0,3 %.
Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë arriti vlerën 5.208 GWh nga 8.552 GWh energji të prodhuar në vitin 2018, duke shënuar një ulje të prodhimit me 39,1 %. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 57,2 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 42,3 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,5 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Ulja e prodhimit të energjisë elektrike ka ndikuar në rritjen e importeve bruto të energjisë elektrike (energji në marrje) me rreth 1,8 herë dhe uljen e eksporteve bruto të energjisë elektrike (energji në dhënie) me rreth 3,5 here, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017