Bilanci i Energjisë Elektrike, Tremujori I - 2018

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 5,2 %.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë pothuajse u dyfishua, duke arritur vlerën 3.213 GWh nga 1.588 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2017.

Ky prodhim i energjisë elektrike u realizua nga hidrocentralet publike në masën 65,0 % të prodhimit neto vendas dhe nga hidrocentralet private dhe koncensionare që realizuan 35,0 %  të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Rritja e prodhimit të energjisë elektrike, në tremujorin e parë të vitit 2018, ka ndikuar në uljen e importeve bruto të energjisë elektrike (energji në marrje) me rreth 5,4 herë dhe rritjen e eksporteve bruto të energjisë elektrike (energji në dhënie) me rreth 6,3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Publikimi i radhës
Bilanci i Energjisë Elektrike, Tremujori - II 2018
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al