Bilanci i Energjisë Elektrike, 2018

Gjatë vitit 2018, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 2,7 %.
Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë arriti vlerën 8.552 GWh nga 4.525 GWh energji të prodhuar në vitin 2017, duke shënuar një rritje të prodhimit prej 89,0 %.
Në totalin e energjisë elektrike të prodhuar, hidrocentralet publike kontribuan në masën 68,4 %, ndërsa hidrocentralet private dhe koncensionare realizuan 31,6 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në vitin 2018, ka ndikuar në uljen e importeve bruto të energjisë elektrike (energji në marrje) me rreth 1,9 herë dhe rritjen e eksporteve bruto të energjisë elektrike (energji në dhënie) me rreth 5,5 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al