Statistikat e shëndetësisë përmbajnë të dhëna mbi treguesit kryesorë të shërbimit shëndetësor në Shqipëri, bazuar në standartet e Eurostatit duke synuar vlerësimin dinamik të shërbimit shëndetësor në vend nga viti një vit. Informacioni shëndetësor është shumë i rëndësishem për marrjen e vendimeve dhe per planifikimin e aktiviteteve në të gjithë sistemet e kujdesit shëndetësor.Nga ky këndvështrim, sistemi i informimit shëndetësor duhet të vleresohet si një bazë e shëndetit publik dhe një pjesë integrale e sistemit shëndetësor në çdo vend.Prandaj, forcimi dhe modernizimi i sistemeve të informacionit shëndetësor duhet të konsiderohet një prioritetet i institucioneve të përfshira në ofrimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri.
Kalendari
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Shkaqet e Vdekjeve, 2023 | 08-07-2024 | ||
Treguesit e Shëndetit Publik, 2023 | 21-11-2024 |
Shkaqet e Vdekjeve, 2022 | 26-05-2023 | ||
Treguesit e Shëndetit Publik, 2022 | 10-11-2023 |
Shkaqet e Vdekjeve, 2021 | 03-06-2022 | ||
Treguesit e Shëndetit Publik, 2021 | 28-10-2022 |
Shkaqet e Vdekjeve, 2020 | 20-05-2021 | ||
Treguesit e Shëndetit Publik, 2020 | 20-08-2021 |
Shkaqet e Vdekjeve, 2019 | 21-05-2020 |
Shkaqet e vdekjeve, 2018 | 22-05-2019 | ||
Treguesit e Shëndetit Publik, 2018 | 24-07-2019 |
Treguesit e Shëndetit Publik, 2017 | 16-07-2018 | ||
Shkaqet e Vdekjeve, 2017 | 22-05-2018 |
Shkaqet e Vdekjeve, 2016 | 04-07-2017 |
Metodologjia
Statistikat e shëndetësisë përmbajnë të dhëna mbi treguesit dhe aktivitetet kryesore të shërbimit shëndetësor dhe social në Shqipëri. Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e modulit është dhe informacioni mbi shkakun e vdekjeve të regjistruara në vend gjatë viteve sipas klasifikimit ndërkombëtar të sëmundjeve (ICD 9). Në përpunimin e të dhënave dhe llogaritjen e indikatorëve të shkakut te vdekjeve, INSTAT përdor klasifikimin ndërkombëtar të sëmundjeve, i cili mund të gjendet në linkun si më poshtë:
Klasifikimi ndërkombëtar i sëmundjeve (ICD-9)
Të dhënat e treguesve shëndetësorë janë kryesisht me burim administrativ/publik. Institucionet kryesore burim informacioni janë:
Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përfshijnë shërbimin shëndetësor parësor në dy nivelet e organizimit te tij :
- shërbimi parësor në të cilin pasqyrohet një informacion mbi aktivitetin e qendrave shëndetësore, konsultoret e gruas, konsultoret e fëmijëve, vdekshmërinë amtare etj .
- shërbimi spitalor dytësor dhe spitalor terciar në të cilin pasqyrohet një informacion mbi numrin e spitaleve, numrin e pacienteve të hyrë dhe të dalë gjatë vitit, numri i operacioneve si dhe shfrytëzimi i krevatit spitalor (ditë qëndrimi mesatar, xhiro e krevatit në vit etj.)
Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik përfshijnë të dhëna kryesisht mbi masat parandaluese dhe kontrollin e sëmundjeve si mbulimin vaksinal, sëmundjet infektive (AIDS etj.), planifikimin familjar dhe llojet e aborteve të ndodhura gjatë një viti në vend.
Të dhënat nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, duke qënë i vetmi institucion publik që financon shërbimet shëndetësore nga ofrues publikë dhe privatë, përfshijnë të dhëna mbi skemat e financimit në shërbimin shëndetësor.
Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile përfshijnë të dhëna mbi vdekjet e regjistruara gjatë një viti në Shqipëri, informacion i cili bazohet mbi skedat e vdekjeve të plotësuara nga mjeku.
Grupsëmundjet kryesore sipas Klasifikimit Ndërkombëtar te Sëmundjeve, Shkaqeve të Vdekjeve dhe Traumave, (ICD-9) konsistojnë në:
I - Sëmundjet infektive dhe parazitare (001-139)
II - Tumoret (140-239)
III - Sëmundjet endokrine, të ushqyerit, të metabolizmit dhe turbullimet (240-279)
IV - Sëmundjet e gjakut dhe të organeve formuese të gjakut (Hemopoetike) (280-289)
V - Sëmundje mendore (290-319)
VI - Sëmundje të sistemit nervor qëndror dhe të organeve të shqisave (320-389)
VII - Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut (390-459)
VIII - Sëmundje të aparatit të frymëmërrjes (460-519)
IX - Sëmundje të aparatit të tretjes (520-579)
X - Sëmundje të aparatit urogjenital (580-629)
XI - Ndërlikime të barrës, të lindjes dhe të periudhës pas lindjes (630-676)
XII - Sëmundje të lëkurës dhe indit qelizor në lëkurë (680-709)
XIII - Sëmundje të sistemit të kockave dhe të kyçeve, të muskujve (710-739)
XIV -Anomali (Keqformime) të bashkëlindura (Kongenitale) (740-759)
XV - Sëmundje që shfaqen në periudhën rreth lindjes (perinatale) (760-779)
XVI - Simptoma, shënja dhe sëmundje të pa përcaktuara mirë (780-799)
XVII - Dëmtime traumatike dhe helmime (800-999)
XVIII - Klasifi kimi suplementar i shkaqeve të jashtme të traumave
(E800-E999) dhe të helmimeve
Përkufizime
Sëmundshmëria: Është frekuenca e sëmundjeve në një popullsi, e cila matet me prevalencën që është numri i të gjitha rasteve të sëmundjeve në një popullsi, në një moment të dhënë (frekuenca e çastit), ose gjatë një periudhe të dhënë, pa dallim fillim të sëmundjes dhe pa dallim ndërmjet rasteve të reja apo të vjetra, të raportuara.
Vdekja: Nënkupton zhdukjen e qëndrueshme të të gjitha shenjave të jetës në një moment të cfarëdoshëm pas një lindje të gjallë ( ndërprerjen e funksioneve jetësore pa mundesi reanimimi).
Shkaku i vdekjes: Është sëmundja ose simptoma që ka shkaktuar ose kontribuar në vdekje, si dhe rrethanat e aksidentit që kanë shkaktuar këto trauma (Përshkruhet në çertifikatën e vdekjes).
Vdekshmëria: Shpreh vdekjet si një komponent i ndryshimit të popullsisë, e cila i ndodh çdo pjestari të popullsisë.
Vdekja Amtare: Është vdekja e një gruaje që ndodh gjatë periudhës së shtatëzanisë ose brenda 42 ditëve mbas përfundimit të saj, cilado të jetë zgjatja ose lokalizimi, nga një shkak cfarëdo i përcaktuar ose i rënduar nga barra ose nga ndihma e dhënë për barren. Në këtë përkufizim nuk përfshihen vdekjet aksidentale dhe vdekjet e papritura.
Koeficienti i vdekshmërisë foshnjore: Është numri i vdekjeve të fëmijëve nën 1 vjeç për 1000 lindje të gjalla në një vit të dhënë.
Koeficienti i vdekshmërisë amtare: Është numri i grave që vdesin si rrjedhojë e shtatzanisë në një vit të dhënë për 100 mijë lindje të gjalla të atij viti.
Shfrytëzimi i shtratit në ditë: Janë ditë mesatare të vitit që një shtrat i spitalit ka qënë i zënë me pacient.
Ditë shtretër të realizuar: Është shumëzimi i shfrytëzimit të shtratit në ditë me numrin e shtretëve në spital.
Xhiro e një shtrati: Është numri i të sëmurëve që janë shtruar në një shtrat gjatë vitit.